Vanesa is 18 years old, and attends the 1st grade in a mainstream high school. Through a fund granted by the Global Down Syndrome Foundation, Down Syndrome Albania Foundation partnered with a private clinic to perform blood tests for a number of young individuals with Down syndrome. The results of these tests were then discussed with their parents through dedicated consultations with the doctors of our PRO PAK Service Center. In cases seen necessary, the doctors recommended further examinations with specific specialists.
In Albania there are no approved health guidelines for children and adults with Down syndrome. We are partnering with Global Down Syndrome Foundation to translate their developed health guidelines and parallelly we have started our advocacy work with the Albanian Ministry of Health that they recognize and approve these guidelines, and based on them to budget yearly and for free check ups for all individuals with Down syndrome in Albania.
Vanesa është 18 vjeç, dhe ndjek vitin e parë në gjimnaz të përgjithshëm. Përmes një fondi të Fondacionit Global të Sindromës Down”, në partneritet me një klinikë private në Shqipëri, Fondacioni Down Syndrome Albania ka mundësuar kontrollin shëndetësor për disa të rinj me sindromën Down, përmes kryerjes së analizave. Rezultatet e këtyre analizave u diskutuan më pas me prindërit e këtyre të rinjve në konsulta të posaçme mjekësore me mjekët e qendrës sonë të shërbimeve PRO PAK. Për rastet që analizat treguan se ishte e nevojshme, prindërve iu rekomanduan konsultime të mëtejshme me mjekë specialistë.
Në Shqipëri nuk ka ende një protokoll të aprovuar nga shteti për kontrolle shëndetësore vjetore(check up) për fëmijët dhe individët me sindromën Down. Fondacioni Down Syndrome Albania aktualisht po bashkëpunon me Fondacionin Global të Sindromës Down për të përkthyer udhëzuesit shëndetësor që ky fondacion ka hartuar si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit me sindromën Down. Paralelisht kemi nisur punën tonë advokuese me Ministrinë e Shëndetësisë, që këto udhëzues të njihen zyrtarisht nga sistemi shëndetësor publik shqiptar dhe bazuar në to, të përcaktohen kontrolle shëndetësore vjetore (check up) dhe të buxhetohen për tu ofruar falas nga shteti për çdo individ me sindromën Down në Shqipëri.